Dela nyhet
Ftesë për mbledhje vjetore!
8 mar 2023 2 kommentarer
Ftesë për Mbledhjen Vjetore të Dardania Stockholm FF
Data dhe Ora: E premte, 29 Mars 2024, ora 18:00-20:00
Vendi: Botkyrkahallen Hallunda, Konferensrum
Adresa: Brunnavägen 6, 145 67 Norsborg
Të nderuar anëtarë të Dardania Stockholm FF,
Është koha për mbledhjen tonë vjetore, ku do të diskutojmë dhe vendosim për çështje të rëndësishme për të ardhmen e klubit. Ndër të tjera, mbledhja do të përfshijë zgjedhjen e kryesisë së re. Ftojmë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kontribuojnë si pjesë e kryesisë për vitin e ardhshëm të paraqesin kandidaturat e tyre.
Si të kandidoni:
- Dërgoni një email në adresën musafer-hyseni@hotmail.com me emrin, mbiemrin dhe një CV tuajën.
- Mund të vetë-nominoheni ose të nominoni dikë tjetër që mendoni se është i aftë për të kontribuar si anëtar i kryesisë.
- Kushti i vetëm: kandidati/ja duhet të jetë anëtar i Dardania Stockholm FF.
Afati për paraqitjen e kandidaturave është deri më 28 Mars 2024.
Rendi i Ditës:
- Verifikimi i listës së anëtarëve me të drejtë vote.
- Zgjedhja e kryetarit dhe sekretarit të mbledhjes.
- Zgjedhja e dy personave për korrektimin e protokollit dhe numërimin e votave.
- Konfirmimi nëse mbledhja është njoftuar sipas rregullores.
- Miratimi i rendit të ditës.
- Raportet vjetore:
- Raporti i kryesisë për fundvitin financiar.
- Raporti financiar (bilanci dhe pasqyra e të ardhurave).
- Raporti i auditorëve mbi menaxhimin e kryesisë.
- Shkarkimi i kryesisë së vjetër nga përgjegjësia për vitin paraprak.
- Përcaktimi i tarifave të anëtarësisë.
- Prezantimi i planit të klubit dhe shqyrtimi i buxhetit për vitin e ardhshëm.
- Shqyrtimi i propozimeve të kryesisë dhe mocioneve të dorëzuara me kohë.
- Zgjedhja dhe kompletimi i kryesisë së re:
- Anëtarët votojnë kryesinë e re për vitin aktual.
- Kryesia e re zgjedh kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe arkëtarin.
- Kryesia e re formon stafin e klubit.
- Zgjedhja e dy anëtarëve të Komitetit të Nominimit për një periudhë 1-vjeçare.
- Zgjedhja e një revizori dhe një zëvendësi të tij.
- Çështje të tjera.
Vërejtje e rëndësishme: Vendimet mbi çështje financiare me rëndësi të madhe nuk mund të merren nëse nuk janë përfshirë në njoftimin e mbledhjes.
Ju mirëpresim të merrni pjesë aktivisht dhe të kontribuoni në të ardhmen e klubit tonë!
Me respekt,
Kryesia e Dardania Stockholm FF
Kommentarer
Belgin Asani 13 mar 2023
Jam në Kosovë
Armando Sulejmani 29 mar 2023
Une nuk mundem por jam dakort me shumicen e antareve per cdo gje . Tia kaloni mire