Dardania FF
Dardania është një shoqatë e futbollit me një veprimtari mbi 6 vjeçare. Shoqatat ka treguar qëndrueshmëri në kultivimin e futbollit të lirë lidhur edhe me relacione të shëndosha shoqërore mes anëtarëve të shoqatës.
Shoqata është filluar që në gjenezë si mënyrë shoqërimi mes disa individëve me dashuri për sportin e futbollit që gjatë kohës së lirë kanë ushtruar këtë sport të bukur dhe kanë gjetur interesime të përbashkëta me bashkëvendësit dhe bashkëmendimtarët e vetë. Ky shoqërim në mënyrë të natyrshëm ka rezultuar në formimin e një shoqate të lirë të futbollit që ka marrë emrin Dardania.
Emri Dardania është zgjedhur nga anëtarët si një emër i lehtë për tu shqiptuar si dhe një emër që rikujton vendlindjen për një pjesë të konsiderueshëm të anëtarëve të shoqatës. Emri antik i Dardanisë ka qenë edhe një arsye shtesë për përzgjedhjen e këtij emri.
Gjatë punës së vetë 6 vjeçare Shoqata Dardania ka pasur suksese të shumta në kultivimin e sportit të futbollit dhe ka marrë pjesë në gara të ndryshme të nivelit “korpen” dhe ajo që është më e rëndësishmja shoqata ka ushtruar dhe aktivitete kulturore për anëtarët e vetë, duke përfshirë mbrëmje muzikore dhe shëtitje të organizuare në qytete të ndryshme të Suedisë.
Veprimtaria e Dardanisë është treguar e qëndrueshme dhe ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve shoqërore dhe sportive mes anëtarëve shoqatës. Gjatë këtyre viteve është dëshmuar se Dardanie ka një bazë të qëndrueshme te anëtarësia e vetë për një zhvillim të sportit duke u bazuar edhe në relacione të mira shoqërore mes anëtarëve të shoqatës të cilët vijnë nga një mes i ngjashëm kulturor dhe kanë interesime të ngjashme kulturore dhe njerëzore.
Shoqata ka ardhur në disa përfundime bazike mbi parimet në të cilat duhet të mbështetët shoqata gjatë funksionimit të vetë si shoqatë sportive. Bazë e veprimtarisë së shoqatës është promovimi i relacioneve të shëndosha shoqërore me respekt për njëri tjetrin dhe bashkëpunim të ndërsjellt në fushën sportive dhe kulturore, nisur nga prejardhja e ngjashme kulturore e anëtarëve të saj.
Shoqata ka për synim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave burimore shqiptare, pa ngjyrime ideologjike. Ndërhyrje te tjera si ato ideologjike qe dëmtojnë dhe rrënojnë kredibilitetin e Dardanisë nuk do lejohen.
Liria e te shprehurit është një nga fjalët kyçe që i qëndron shumë afër mendjes dhe zemrës se Dardanisë por pa e ngatërruar me predikimin apo praktikimin ideologjik, qofte edhe te ndonjë platforme politike që i takon ndonjë partie politike.
Flamuri kombëtar është shenja dalluese që na afron të gjithë shqiptarëve dhe ai do jetë simboli që do valojë ne gëzimet e festat tona.
Shqiponja është simbol i krenarisë tonë, dhe prijësit kombëtar janë lavdia e Shoqatës Dardania.
Zhvillimi
Rritja dhe zhvillimi i shoqatës është një bazë e mirë për të zgjeruar format e veprimtarisë së mëtutjeshme. Shoqata Dardania planifikon të formojë seksione me përgjegjësi specifike sapo të krijohen rrethana për këto veprimtari, si në lëminë e sportit ashtu edhe në lëminë e kulturës. Synimi kryesor i shoqatës do jetë zhvillimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore për fëmijët dhe të rinjtë tanë me qëllimin e mirë që fëmijët tanë të ecin në një hap me trendet e klubeve tjera me cilësi të nivelit të lidhjes së futbollit në Suedi duke e ruajtur kënaqësinë për futboll pa i harruar vlerat kombëtare.
Përball sfidave qe do kemi ne zhvillim e sipër qëllimi i Dardanisë është qe te sjell shërbime efikase dhe rritje te kapaciteteve organizative dhe në afat te gjatë te rezultojë në ndërtimin e një organizate te qëndrueshme dhe transparente.
Anëtarët e shoqatës kanë shprehur nevojën për që Dardania te ketë një platformë programore e cila do ishte me siguri përgjigja me e mire e kërkesave te anëtarëve dhe njëkohësisht edhe nevoja për një udhëheqësi qe është e orientuar ne shërbim te anëtarëve të Dardanisë e jo ne interesa personale.
Vlerat bazë
Për një zhvillim dhe mbarëvajtje bashkëkohore të Shoqatës Dardanis veprimtaria e shoqatës do të bazohet ne kater shtylla specifike:
- HARMONIA
- RESPEKTI
- KOMPETECA
- MUNDËSIA E ZHVILLIMIT AFATËSHKURTËR DHE AFATËGJATËRuajtja e harmonisë mes anëtarëve të shoqatës është një vlerë e shtuar e shoqatës dhe një kënaqësi që vlerësohet lartë nga anëtarët e shoqatës. Kultivimi i harmonisë shoqërore konsiderohet një vlerë kombëtare për anëtarët e shoqatës.Respekti Shoqatën e mbajmë se bashku por pa iu larguar kërkesave që përkufizohen nga lidhja e futbollit e Suedisë për një futboll cilësor dhe kompetencë sportive.Mundësia e zhvillimit afatëshkurtër dhe afatëgjatë Platforma ne zhvillim:
- Synimet
- Krijimi i mundësisë së barabartë për zhvillim sporitv dhe kulturor të të gjithë anëtarëve të shoqatës është synim bazë i shoqatës. Futbolli do ndikon ne një zhvillim të mirë shëndetësor, si të individëve të shoqatës poashtu edhe të grupit si tërsi.
- Kompetenca
- Respekti për Dardaninë si organizatë në zhvillim ne fushën e futbollit si dhe jashtë fushës së futbollit është gjithashtu një vlerë e shtuar për shoqatën tonë.
Harmonia
- Udheheqesia definon zhvillimin se si do te punohet per zhvillimin e Dardanis.Mysafire jane te afermit apo miq te anetareve qe nuk banojne ne regjion te StockholmitAnetaret mbajne pergjegjesin per qdo gje qe demtohet ne lokalin qe shfrytzojme.Per informim dhe pergjegjesi te metutjeshme, te gjithe anetaret mbajne pergjegjesi qe te paftuarit te informohen se Dardania nuk eshte shoqat por klub i futbollit dhe ska hapsire per sherbime te tjera perveq anetareve dhe familjareve te saj.
- Te paftuarit ngarkojne strukturen dhe punen e rregullt te planprogramit te Dardanise.
- Dardania ka mysafiret e saj te nderit te percaktuar nga udheheqesia qe nuk kan te drejt te sjellin mysafire te tjere pa njohuri te udheheqesis.
- Udheheqesia shqyrton kerkesen e antareve te rinj. Anetaresimi nuk eshte i hapur per anetare te rinj.
- Transparenc dhe qendrushmeri ne vlerat etike dhe pergjegjesi ligjore brenda dhe jasht fushes se futbollit
- Fuqia e Dardanis ne personalitetin e saj.
- Udheheqesi shum anetareshe qe me vone do kene pergjegjesi specifike ne sherbim te Dardanis.
- Kritikat / propozimet konstruktive te anetareve jane te mireseardhura dhe i drejtohen udheheqesis me shkrim.
- Organizimi i aktiviteteve te tjera qe frymojne per zhvillimin e metutjeshem te Dardanis behet nen njohurin e udheheqesis se Dardanis dhe askush nuk gezon te drejten ne menyre individuale apo nen grup te ben organizime te tjera me emrin e Dardanis.
- Mbldhje vjetore per kryesine. Evidentimi behet me protokoll dhe do jet zyrtare per kryesin
- Mbledhje te perbashket me anetaret , evidentimi behet me protokoll dhe do jet zyrtare vetem per anetaret dhe mysafiret e nderit qe ndihmojne ne menyre kontinuale Dardanin.